Kosova

Kimete Canaj zgjidhet prorektorë për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Gjakovës!

Në mbledhjen e Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës „Fehmi Agani“ te mbajtur me 14 tetor u zgjodhën dy prorektorë, në mesin e të cilëve edhe Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj.

Kimete Canaj studimet i kishte përfunduar ne Universitetin e Grazit dhe te Vjenës. Menjëherë pas përfundimit të studimeve duke qenë studentja e parë femër shqiptare, që kishte përfunduar studimet në Universitetin e Grazit që në vitin 1999 deri më 2004 ajo kthehet si ligjëruese në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2003-2005 krahas ligjërimit në UP ishte edhe drejtoreshë e Departamentit teë Arsimit të Lartë në MASHT dhe bashkëdraftuese e Ligjit të parë të arsimit të lartë dhe inicuese e themelimit të Agjensionit të Akreditimit. Në vitin 2005 ajo kthehet pastaj si ligjëruese në Universitetin e Grazit të Austrisë në Fakultetin e Shkencave Humane. Ishte ligjëruese e jashtme edhe në Universitetin e Insbruckut.

No description available.

Në vitin 2010 ajo mer drejtimin e zyrës së programit të TEMPUS në Kosovë e nga viti 2014 ishte njëkohësisht edhe bashkpuntore e jaahtme në institutin e Linguistikës të Universitetit të Vjenës. Nga viti 2016 ajo vazhdoj karrierën e saje ne Universitetin e Prizrenit.

Është autore e disa librave ne gjuhen gjermane dhe e shumë punimeve në fushën e Linguistikës. Është anëtare e Këshillit Editorial te disa revistave shkencore. Me emërimin e saj Universiteti i Gjakovës ka siguruar një rrjet te gjere bashkëpunimesh ne te ardhmen.

Ajo është zgjedhur Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte.

Sot u shënua dita... - Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” | Facebook

Shfaq më shumë