Kombëtare

Kim pas takimit Rama-Blinken: Partneriteti Shqipëri-ShBA po forcohet

Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, ka postuar një fotot të kryeministrit shqiptar Edi Rama së bashku me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së sotëm të përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G.

Sipas Kim, në takimin e sotëm, Rama dhe Blinken riafirmuan bashkëpunimin e ShBA dhe Shqipërisë.

Kim më tej ka cituar Blinken duke thënë se partneriteti i dy vendeve po forcohet dhe thellohet.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim.