Show Biz

Kim Kardashian diagnostikohet me sëmundjen e rrallë, ia plas të qarës në TV

Kim Kardashian ka zbuluar kohë më parë se vuante nga një sëmundje e lëkurës, e cila prek rreth 8 milionë amerikanë.

Kim vuan nga sëmundja e psoriazës e cila fatmirësisht mund të kurohet. 38-vjeçarja poston shpesh mënyren se si ajo kurohet për të informuar ndjekësit e saj për gjendjen shëndetësore, por edhe për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që vuan nga kjo sëmundje.

“Jam ndjerë kaq e lodhur, aq e dhimbshme dhe duart e mia janë vërtetë të fryra”, është shprehur Kim.

Sipas CNN Enterteinment, në sezonin e 17 të “Keeping up with Kardashians”, ajo shfaqi disa simptoma shqetësuese dhe vendosi të merrte një mendim profesional, por rezultatet nuk ishin pozitive.

Kim u diagnostikua me lupus dhe artrit reumatoid, sëmundje të cilat prekin sistemin imunitar dhe organet e trupit.

Kujtojmë se Kim është një nga personazhet më të njohur e me më shumë fansa në botën e showbiz-it dhe fansat preken nga gjendja e saj shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.