Show Biz

Kim dhe Kanye na paskan gënjyer për debatin me Taylor Swift

Me siguri të gjithë e mbani mend debatin e bujshëm që ndodhi në vitin 2016 mes Kanye West dhe Taylor Swift.

Ata patën një debat virtual për këngën “Famous” dhe pjesë u bë edhe Kim Kardashian, e cila iu vu në mbështetje bashkëshortit të saj duke e quajtur këngëtaren gjarpër.

Kjo gjë solli në rrjetet sociale shumë komente negative për Swift, e cila në ato kohë nuk e përjetoi mirë situatën.

Megjithatë, 4 vite pas debatit duket se ka dalë e vërteta dhe në Twitter është publikuar biseda e plotë që ka bërë dyshja në atë kohë.

Në bisedë duket se reperi nuk i ka thënë këngëtares se në tekstin e këngës “Famous” ai do e quajë atë kurvë.

“Unë dhe Taylor mund të vazhdojmë të bëjmë sex? Normalisht që po, unë e bëra atë kurvë të famshme, unë e bëra të famshme”, thotë reperi në këngë.

Sipas Kim dhe Kanye, reperi e pyeti këngëtaren para publikimit të këngës dhe ajo tha se nuk e ka problem, por biseda e publikuar nga fansat e këngëtares tregon të kundërtën.

Pasi, nga biseda duket qartë se Taylor nuk ka qenë aspak në dijeni të tekstit të këngës dhe nga telefonata duket se Kanye thjesht po e manipulon këngëtaren.

Ai përpiqet që të tregohet bindës në ato që i thotë Taylor-it dhe ta përdorë atë për të fituar sa më shumë famë me këngë.

Tashmë ata kërkojnë që çifti t’i kërkojë falje Taylor-it pasi i kanë shkaktuar asaj shumë stres dhe e bënë të ndihej e pa vlerë.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//usounoul.com/4/3473483