ROZË

Kida tërheq vëmendje me dukjen atraktive

Ajo është ndër këngëtaret që kohëve të fundit po pëlqehet shumë nga audienca e gjerë.

Fjala është për Orhidea Latifin, e cila ndryshe njihet si Kida, emër ky mjaft i lakuar në faqet rozë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka marrë vëmendje të madhe me pozat e reja.

Kida është parë duke marrë poza para kamerës, ndërsa shfaqej e veshur me stil, me një bluzë të bardhë e pantallona të zeza.

“Ju kurrë nuk do ta kuptoni”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi i artistes ka marrë pëlqime të shumta, përfshirë edhe komente pozitive nga fansat dhe kolegët e saj.

Kujtojmë se “Edhe Sa” është projekti i fundit nga ajo, që rezultoi të jetë një hit i vërtetë. /Telegrafi/