Show Biz

Khloe Kardashian flet për ish-partnerin: Nuk mund ta urrej babanë e fëmijës tim

Një nga ndarjet më të bujshme të vitit nuk ka dyshim se ishte ajo e yllit botëror, Khloe Kardashian dhe partnerit të saj, Tristan Thompson.

Dyshja, të cilët kanë një vajzë së bashku, u ndanë pasi u zbulua se ky i fundit e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga ndarja e çiftit, në rrjetet sociale ende po qarkullojnë postime rreth tyre.


Një postim të fundit e ka bërë DeMarko Gage, i njohur si ylli i rrjeteve sociale, teksa thotë se Khloe e urren ish-të dashurin e saj. “E di që Khloe e urren Tristanin por vajza e tyre po duket sikur ai”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, një replikë nga ylli televiziv nuk ka munguar, e cila thotë se nuk mund të urrejë njeriun me të cilin e ka sjellë në jetë një engjëll si True.

“Pse mund ta urrejë një njeri kur më ka ndihmuar të bëjmë një engjëll? Njerëzit bëjnë gabime por nuk mund t’i urresh. Jam shumë e zënë duke e rritur dhe mbrojtur vajzën time. E ëmbla True gjithmonë ka qenë si babai i saj. Ajo është e bukur”, shkruan mes të tjerash Khloe.


Kujtojmë që bukuroshja amerikane është bërë nënë për herë të parë vitin e kaluar.