Kombëtare

KFOR-i pret në vizitë studentët ndërkombëtarë të programit master për të drejta të njeriut

KFOR-i ishte nikoqir i një vizite studimore të përbashkët të studentëve ndërkombëtarë të Programeve Master për të Drejtat e Njeriut të Kampusit Global të Venedikut dhe të Vjenës. Vizita ishte pjesë e udhëtimit vjetor në terren të realizuar nga dy institutet prestigjioze për t’i dhënë studentëve të tyre një informim të dorës së parë mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë përmes takimeve me aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë që veprojnë në rajon.

Pas mbërritjes së tyre në “Villaggio Italia” në Pejë, studentët u mirëpritën nga Shefi i Shtabit të Komandës Rajonale Perëndim i cili bëri një përmbledhje të detyrave dhe përgjegjësive të KFOR-it duke u përqëndruar në arritjet e jashtëzakonshme në sektorin e bashkëpunimi civil-ushtarak gjatë më shumë se njëzet viteve të pranisë së NATO-s në Kosovë. Pas kësaj, studentët u informuan nga Shefi i Zyrës Ligjore të KFOR-it për kornizën ligjore të misionit të NATO-s me referencë të veçantë për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Informimet ngritën shumë interes në mesin e studentëve të cilët patën mundësinë të parashtrojnë shumë pyetje në lidhje me aktivitetet e KFOR-it në rajon. KFOR mirëpret dhe inkurajon nisma të tilla të cilat vazhdojnë të rrisin ndërgjegjësimin për detyrat e përditshme të kryera nga 3500 trupa që i përkasin 27 kombeve të ndryshme, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit. /Kosova.info/