Kosova

KFOR-i paralajmëron stërvitje me helikopterë të shumtë në gjithë Kosovën

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it përmes një komunikate për media kanë njoftuar se nesër do të zhvillojnë një stërvitje rutinore në tërë Kosovën.

Sipas komunikatës kjo stërvitje do të përfshijë edhe helikopterë të shumtë.

“KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info/