Kosova

KFOR-i nuk “guxon” të shkojë në veri pa leje, policia po

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian, Michele Risi ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk duhet ta kërkojë lejen për të vepruar në veri të Kosovës, por se FSK-së i duhet leja për të shkuar atje.

Risi, në një deklaratë për “Fonet”-in ka theksuar se Policia e Kosovës ka qenë tash e sa vjet, vazhdimisht e pranishme në veri të Kosovës.

“Niveli i besimit midis KFOR-it me ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë në Kosovë, ashtu si edhe me institucionet tjera, na lejon që të dijmë paraprakisht se kur duan të ndërmarrin operacione që mund të shkaktojnë incidente etnike apo ndërkombëtare”, ka thënë Risi.

Ai ka theksuar se operacionet e tilla duhet të miratohen prej autoriteteve politike, në mënyrë që të mos jenë rezultat “vetëm i analizës teknike”, që do të mund të rezultonte me vlerësim të gabuar të pasojave politike.

“Çështje tjetër është dërgimi i FSK-së. Ato nuk mund të dërgohen në veri të Kosovës pa miratimin tim”, ka deklaruar Risi, që ndodhet në krye të rreth 3.500 ushtarëve në Kosovë, nga 27 shtete.

Pjesa më e madhe e pjesëtarëve të KFOR-it janë ushtarë të SHBA-së (655 trupa), pasuar nga 561 ushtarë italianë, 418 hungarezë, 370 austrianë dhe nga 273 ushtarë sllovenë dhe turq.

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483