Kosova

KFOR deklarohet edhe njëherë për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas aksionit në veri

Policia e Kosovës nuk ka pasur nevojë të marrë leje shtesë për aksionin që është mbajtur dje në veri.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso në “TV Prva”.

Grasso tha se përkundër aksionit, gjendja ishte e qetë.
“Operacioni është zhvilluar në disa komuna, përfshirë edhe ato në veri. Sa i përket aprovimeve, Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për realizimin e të drejtës së sundimit të ligjit. Dhe, kur ata janë në realizim të saj e bëjnë pa leje shtesë”, shpjegoi ai.