SPORT

KF Drita përforcohet me maqedonasin Simonovski

Futbollisti Marko Simonovski është përforcimi i radhës tek FC Drita nga Gjilani.

Sulmuesi maqedonas është prezantuar nga skudra gjilanase, në faqen e tyre zyrtare.

“Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit! Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat evropiane për klubin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Simonovski së fundi ishte pjesë e KF Feronikelit nga Drenasi, ku luajti vetëm sezonin e fundit.

Ai shënoi 11 gola tek “Tigrat e Zi”.