Hi Tech

Këto shtete nisën hetimet ndaj Facebookut

Tre shtete kanë nisur hetimet për gjigantin e rrjeteve sociale, Facebook.

SHBA-ja, Kanadaja dhe Irlanda nisën hetimet brenda një dite për Facebookun në lidhje me privatësinë e të dhënave të përdoruesve.

Mësohet se autoritetet irlandeze po hetojnë ekspozimin e emaileve të përdoruesve, ndërsa Kanadaja ka paditur gjigantin e rrjeteve sociale për mënyrën e ruajtjes së të dhënave.

Ndërsa avokati i përgjithshëm i New Yorkut po heton mënyrën e marrjes së paautorizuar të kontakteve të përdoruesve të Facebookut.

Mungesën e elementëve të sigurisë e ka pranuar vetë Facebooku, kur gjatë muajit të kaluar raportoi se për shkak të një gabimi në ruajtjen e të dhënave, punonjësit e kompanisë kishin parë fjalëkalimet e përdoruesve.

Facebooku kishte bërë me dije se ishin ekspozuar në internet miliona kontakte nga emailet e përdoruesve të rrjetit social. Po ashtu, Facebook thotë se e ka marrë seriozisht hetimin për ekspozimin e miliona fjalëkalimeve të përdoruesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.