SPORT

Këto klube siguruan avancimin tutje në Europa League

Sot u luajt xhiro e pestë e Europa League, ku pati shumë befasira dhe ndeshje të forta.

Në këtë xhiro pati ndeshje shumë të mira, ku u shënuan edhe gola dhe nuk munguan as befasitë.

Grupi A, Roma ka siguruar kalimin në fazën e ardhshme, ndërsa Young Boys duhet të luftojë në ndeshjen e fundit.

Grupi B, Arsenal ka siguruar kalimin në fazën e ardhshme, ndërsa Molde është në vendin e dytë dhe mbetet të shihet në xhiron e fundit ndaj Rapid Vienës.

Grupi C, Slavia Prague dhe Bayer Leverkuzen kanë siguruar kualifikimin.

Grupi D, Rangers dhe Benfica kanë siguruar kualifikimin.

Grupi E, Granada dhe PSV kalojnë tutje.

Grupi F, Napoli qëndron i pari në tabelë, ndërsa Real Sociedad dhe AZ Alkmaar kanë pikë të barabarta, gjithçka e hapur për ndeshjen e fundit ndërmjet Napolit dhe Real Sociedad.

Grupi G, Leicester dhe Braga siguruan kualifikimin

.

Grupi H, Lile dhe AC Milan kanë siguruar kualifikimin më tej.

Grupi I, Villareal ka siguruar kalimin tutje, ndërsa Maccabi Tel Aviv dhe Sivasspor do të luftojnë për vendin e dytë në ndeshjen e fundit.

Grupi J, Antwerp ka befasuar ku qëndron në vendin e parë, Tottenham Hotspur në të dytin, skuadrat kanë siguruar kualifikimin.

Grupi K, Dinamo Zagreb i Lirim Kastratit ka siguruar avancimin, ndërsa  dueli ndërmjet Wolfsberger AC dhe Feyenoord do të përcaktojë skuadrën e dytë që kualifikohet.

Grupi L, Hoffenheim dhe Crvena Zvezda kanë siguruar kualifikimin më tutje.