Love & Sex

Këto janë ushqimet që ulin dëshirën për seks

Nëse jeta juaj seksuale ka vuajtur kohët e fundit për shkak të uljes së dëshirës seksuale, ndoshta është koha të largoni disa ushqime nga dieta juaj.

Ushqimi ka një ndikim të madh në epshin e burrave dhe grave, andaj është shumë e rëndësishme që ushqimet të gjenden në menynë tuaj nëse doni më shumë veprime në shtrat.

Lista me ushqimet që duhet shmangur në këtë rast.

1.Soja

Konsumimi në sasi të madhe të sojës ngrit prodhimin e  estrogjenit, hormonit që është fajtor për mungesën e dëshirës seksuale.

2. Mentoli

Çamçakëzi përmban mentol që është njëri nga fajtorët për vrasjen e dëshirës seksuale. Në fakti, ai ul nivelin e testosteronit, hormonit përgjegjës për dëshirë seksuale te femrat dhe meshkujt, që përfundimisht sjell në uljen e libidosë. Aromën e keqe të gojës mund ta zgjidhni edhe përmes lëngut të limonit.

3. Bollguri

Është e njohur se bollguri bën një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Por a e dini se shumë bollgur mund të reduktojë epshin tuaj? Përveç kësaj, bollguri është i pasur me fibra që mund të shkaktojnë gazra të pakëndshme. Nuk e doni këtë, apo jo?

4. Prodhimet e qumështit

Nuk keni dëshirë për seks dhe konsumoni rregullisht produktet e qumështit? Ndoshta problemi juaj qëndron këtu! Sipas hulumtimeve shkencore, produktet e qumështit prishin ekuilibrin natyror të hormoneve në trup dhe ndikojnë negativisht në epsh. Nëse nuk mundeni pa qumësht, djathë, akullore dhe produkte të tjera të qumështit, përpiquni të kufizoni konsumin e tyre tri herë në javë.

5. Patatet e fërguara

Patatet e skuqura janë të shijshme dhe joshëse, dhe se është e vështirë t’iu rezistosh, por nëse aktiviteti juaj seksual ka mbaruar, është koha që t’i nxirrni nga dieta. Patatet e skuqura kanë plot acide trans-yndyrore që ndikojnë negativisht në nivelin e testosteronit dhe në këtë mënyrë edhe të vetë epshit. Duke hequr këtë ushqim, ju do të ndjeni shpejt rezultatet në dhomën tuaj të gjumit.

6. Alkooli

Alkooli mund t’ju ndihmojë të relaksoheni gjatë seksit, por vetëm në sasi të vogla! Sasi të tepërt të alkoolit nuk janë vetëm të mira për shëndetin, por edhe çojnë në probleme erektive dhe e bëjnë të vështirë arritjen e orgazmës. Mbajeni këtë në mendje kur pini një gotë më shumë.

7. Toniku

Toniku ul ereksionin. Në fakte, kjo pije në përbërje ka kinin, një përbërje bimore që i jep shije të thartë dhe mu kjo përbërje ul nivelin e testosteronit. Mendoni se kujt do t’i jepni përparësi gjatë kësaj vere- jetës seksuale apo tonikut!

8. Pijet energjetike

Për seks të mirë nevojitet energji e mjaftueshme dhe pijet energjetike janë një zgjedhje e shkëlqyer për një furnizim afatshkurtër të energjisë. Cili është problemi atëherë? Energjia që vjen nga këto pije është e shkurtër, kështu që nuk ka shumë gjasa që ju të mos arrini kulmin. Përveç kësaj, këto pije kanë tepër sheqer, gjë që ul nivelet e testosteronit në trup. Nivelet e zvogëluara të testosteronit = dëshira e seksit më e ulët!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483