Kosova

Këto janë projektligjet që u miratuan sot gjatë mbledhjes së Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të Qeverisë aprovoi aprovoi Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me Asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes tha se ky Projektligj synon të rregulloj aspektet ligjore rreth të drejtave dhe detyrimeve që palët e autorizuara sipas këtij legjislacioni kanë gjatë përdorimit të pajisjeve të pranuara në formë granti.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëveshje të ngjashme kanë me shumë shtete pantere…Miratimi i këtij Projektligji do të avancojë rregullimin ligjor të FSK-së në përmbushjen e misionit të saj”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një varg projektligjesh, atë për turizmin, Projektligjit për markat tregtare dhe Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare. 

Shfaq më shumë
//mauchopt.net/4/3473483