Life Style

Këto janë maskat më trend të cilat do ua ‘shpëtojnë jetën’ në këto ditë të vështira

Në këtë kohë pandemie globale aksesori më i lakueshëm dhe më i kërkuar janë maskat.

Mirëpo të gjithë jemi ndeshur me mungesën e maskave kirurgjikale në farmacitë e vendit.

Në mungesë të tyre tashmë “Atelier Minimal” ka një alternativë për t’u mbrojtur dhe dukur estetikisht bukur.

Maskat 100% pambuk janë zgjidhja më e mirë për t’u përdorur në këtë kohë të vështirë.

Edhe sipas këshillave të mjekëve këto lloj maskash mund të përdoren nga qytetarët pa problem.

Gjithashtu në një studim të bërë në Universitetin e Cambrige gjatë periudhës të pandemisë H1N1 maskat e qepura prej pambuku rezultuan shumë të efektshme në mbrojtjen nga virusi.

Një gjë tjetër pozitive që këto lloj maskash i bën më të dashura për qytetarët, është ripërdorimi i tyre pasi pas çdo përdorimi mjafton të lahen, të hekurosen dhe mund ti vendosni përsëri.

Tashmë që motorrët e gjithë botës kanë ndaluar, është koha për të reflektuar për kontributin tonë në përmirësimin e planetit Tokë.revistawho

Image
Image
Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.