SHËNDETËSIA

Këto janë komunat që dje shënuan raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar që mbrëm nga testet e bëra në Laboratorin Mikrobiologjik, kanë rezultuar 39 raste pozitiv me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan”, thuhet në njfotimin e IKSHPK-së.

Deri më tani numri i të infektuarve në Kosovë me Covid-19 ka shkuar në 669.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.