SPORT

Këto janë duartrokitjet për Distria Krasniqin

Trajneri Driton Kuka po e shijon në maksimum suksesin e garueseve të tij.

Në fakt, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë dhe Nora Gjakova atë të bronztë në Grand Slamin e Parisit, i cili është njëri prej turneve më të rëndësishëm të xhudos.

E trajneri i suksesshëm pejan e ka publikuar një video në Facebook, ku shihet palestra e mbushur prej 20 mijë shikuesish duke e duartrokitur garuesen kosovare, e cila shkëlqen në kategorinë deri në 52 kilogramë fundjavën që shkoi.

Ska jep gol Ronaldo as Mesi …Duartrokitet Distria pas fitores në finalen e Grand Slam Paris!Pamje spektakolare në Bercy Arenën e stërmbushur!Video by Olympic Champion#majlindakelmendi

Gepostet von Driton Toni Kuka am Montag, 10. Februar 2020

“Ska jep gol Ronaldo as Messi. Duartrokitet Distria pas fitores në finalen e Grand Slam Paris! Pamje spektakolare në Bercy Arenën e stërmbushur! Video by Olympic Champion”, ka shkruar Kuka.

Kjo ishte medalja e artë e parë për Distria Krasniqin në Paris.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.