KULTURË

Këto janë bibliotekat më të njohura në botë

Bibliotekat janë ndërtesa publike të cilat janë ndërtuar dhe organizuar me qëllimin që të na ofrojnë hapësirën si dhe titujt e librave të cilat mund të shfrytëzohen për qëllime akademike apo vetëm për lexim nga çdo qytetarë.

Bibliotekat janë ndërtesa publike të cilat janë ndërtuar dhe organizuar me qëllimin që të na ofrojnë hapësirën si dhe titujt e librave të cilat mund të shfrytëzohen për qëllime akademike apo vetëm për lexim nga çdo qytetarë. Përderisa në vendin tonë sistemi i bibliotekave thuajse nuk ekziston fare ku objektet por edhe fondi i librave të tyre janë shumë të varfëra, e vendet e zhvilluara anembanë botës duket se e kanë më prioritare rëndësinë e të lexuarit por edhe krijimin e hapësirave për lexim, e më interesante është ‘gara’ mes shumë vendeve që ta kenë bibliotekën më të bukur apo më të mirë. Këto janë vetëm disa prej tyre e të cilat gjenden në shtete dhe  kontinente të ndryshme anembanë botës. /lajmi.net

1. Biblioteka Publike e Taipeit, Tajvan

Arsyeja pse ‘Biblioteka Publike e Taipeit’ është listuar në mesin e bibliotekave më të veçanta në botë është sepse ajo është e ndërtuar nga druri i pyjeve, energjinë e prodhojnë vetë, si dhe uji i reshjeve të shiut përdoret për nevojat e biblotekës.

2. Biblioteka e Aleksandrisë

Biblioteka e Aleksandrisë dikur ishte një nga bibliotekat më të mëdha të botës antike, kurse sot nuk ka mbetur pothuajse asgjë origjinale nga ajo. Kurrë nuk është mësuar arsyeja e shkatërrimit të saj, por rreth 2000 vite më vonë, në vitin 2002 u hap bibloteka e re e Alexandrisë në Egjipt si homazh për atë origjinalen. Bibloteka e re Alexandrisë konsiderohet si kombinim mes antikës dhe modernes dhe renditet në mesin e bibliotekave më të veçanta në Botë.

3. Biblioteka Publike e Shtutgartit

Kjo bibliotekë është dizajnuar nga arkitekti korean Eun Young Yi. Është haput për publikun në vitin 2011-të, ajo ka një pamje shumë moderne, por ajo që e bën të veçantë këtë bibliotekë është forma që ka dhe shkallët që ndajnë sektoret e ndryshme të librave . Biblioteka e Shtutgartit tashmë është shëndrruar edhe në atraksion për vizitorë të cilët vijnë të shohin dizajnin dhe stilin e saj.

4. Bibliotekae Qendrore e Amsterdamit

Kjo biblotekë është shumë e veçantë dhe njëkohësisht është biblioteka më e madhe në Holandë. Hapësira totale e saj është 28 mijë metër katrorë.  Por, ajo që e bën të veçantë përveç stilit të ndërtimit është edhe sistemi i ngrohjes dhe ftohjes për të cilin përdoret ajri atmosferik.

5. Biblioteka e Manastirit shën Katerina, Sinai – Egjipt

Biblioteka më e vjetër në botë e cila vazhdon të jetë në funksion ndodhet në krahinën Sinai të Egjiptit. Ndërtesa është po ajo që kur është ndërtuar për herë të parë me urdhë të Perandorit Justinian I. Në këtë bibliotekë gjithçka frymon si në ditën e parë të funksionimit të saj.

6. Biblioteka Kombëtare e Francës, Paris

Ajo është një nga bibliotekat më të mëdha në botë. Biblioteka Kombëtare e Francës është 22 katërshe dhe është ndërtuar në vitin 1996-të, kurse atje ndodhen më shumë se 200 mijë vëllime të librave.

7. Biblioteka Qendrore e Bostonit, SHBA

Biblioteka qëndrore e Bostonit është hapur në vitin 1948 dhe është e dyta për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse në fondin e saj ajo ka më shumë se 24 milionë vëllime.

8. Biblioteka e Librave të Fotografisë, Iwaki Japoni

Kjo bibliotekë është ndërtuar në vitin 2005,  kjo bibliotekë krejtësisht është e kushtuar për fëmijët dhe llogaritet si njëra nga ndërtesat me arkitekturën më të bukur.