Kosova

Këtë javë do të mbajë mot kryesisht me diell në Kosovë, temperaturat minimale nën zero

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë javë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell, krahasuar me javën që e lamë pas.

Gjithashtu, sipas IHMK-së, mëngjeset dhe netët do të jenë me ngrica, ndërsa mesdita kryesisht me diell, por në disa vende për shkak të mjegullës prezenca e diellit do të jetë minimale. Mjegulla si dukuri do të shfaqet në orët e para dhe gjatë natës, por kryesisht në viset e ulëta dhe për rreth lumenjve.

“Në fushat termike do të kemi ngritje në mesditë, ndërsa temperaturat minimale mbesin kryesisht të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kjo situatë anticiklonike dhe ky aktivitet pasiv meteorologjik do të krijoj kushte që situata biometeorologjike mos të jetë e mirë në disa intervale të ditës, kryesisht në mesditë dhe në mbrëmje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.