Kosova

Këta janë personat e tjerë që u arrestuan në rastin “Curri” (emrat)

Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjegjësisht departamenti për krime ekonomike në mengjesin e sotëm përveç Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Ilir Bojku, Mentor Maqani si dhe Rrahim Hashimi, ka arrestuar edhe tre persona të tjerë në lidhje me këtë rast.

Gazeta Blic nga burime të saj ka mësuar se tre të arrestuarit e tjerë janë Ekrem Lika, Zek Jasiqi dhe Adil Thaçi.

“Në kuadër të operacionit të njësiteve të policsë së Kosovës janë arrestuar edhe tre persona të tjerë në lidhje me këtë rast”, ka treguar burimi i Gazetës Blic.