Kosova

Këta janë ministrat e AAK-së në qeverinë e re

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë ka konfirmuar zyrtarisht se do të përkrahë formimin e Qeverisë së re dhe se do të hyjë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, tregoi për Telegrafin se kush pritet të jenë ministrat e ardhshëm të kësaj partie.

“Në kryesinë e ngushtë, unanimisht janë përkrahur: Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj. Por duhet që Këshilli drejtues t’i votojë”, tha Lekaj për Telegrafin.

Ndërkaq, LDK sot ka bërë të ditur se kandidat për kryeministër është Avdullah Hoti, nominimin e Hotit e kanë mirëpritur AAK.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që ka zhvilluar me Avdullah Hotin, ka pohuar se është kundër rritjes së numrit të ministrive.

“Është shumë e rëndësishme mos të rritet numri i ministrive. Nëse ka probleme me funksionim, por nuk ishte dashur të rritet numri i ministrive. Është situatë e papritur pak edhe prej nesh, mirëpo na në çështjen se e me e lënë vendin pa qeveri apo me qeveri marrim përgjegjësi. Nuk e shohim këtë qeveri si përmbushje të interesave personale por si detyrë që na takon. Krijimi i Qeverisë mund të ndodhë disa ditë, nuk mund të marrë më shumë se një javë kjo procedurë”, ka deklaruar Haradinaj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483