SPORT

Këta janë kundërshtarët e Kosova U17 për kualifikime në evropian

Është hedhur shorti i kualifikimeve për kampionatin evropian të grupmoshave U17.

Kësisoj, kombëtarja “verdhë e kaltër” ka mësuar tre kundërshtarët e grupit, ndaj të cilëve do të synojë rezultate të mira dhe apriori kalimin në fazën tjetër.

Çekia, Mali i Zi dhe Portugalia janë në të njejtin grup me Kosovën.

Kujtojmë se vendi organizator i fazës së grupeve është Turqia, kurse ndeshjet do të zhvillohen në muajin Tetor të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.