Kosova

Këta janë emrat e më të votuarve të PDK-së në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme, Partia Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor ku kryetar dege u zgjodh ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Në këtë konventë zgjedhore u bë edhe përzgjedhja e Këshillit Drejtues të Degës prej anëtarëve e delegatëve për Konventën Qendrore të PDK-së.

Gazeta Blic ka siguruar edhe një listë me emrat e personave më të votuar të Këshillit Drejtues të PDK-së në Prishtinë.

Sipas listës, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka numrin më të madh të votave i pasuar nga artistja dhe anëtarja e re e kësaj partie, Eliza Hioxha.

Ajo që bie në sy, është se Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ndan numrin e njëjtë të votave me këngëtaren Hoxha.

Pasojnë, Blerand Stavileci, Bujar Cakolli, Migjen Shala e Dhurata Hoxha.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë me personat më të votuar në PDK-në e Prishtinës:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.