Kosova

Kështu po favorizohet Serbia, karshi Kosovës e Shqipërisë

Raporti i fundit i prezantuar nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, ishte – si tashmë prej tre vitesh – një raport optimist dhe shpresëdhënës për vendin.

Si rajon i planifikuar për të zgjeruar Unionin me 27 shtete, Ballkani përfton edhe fonde të ndryshme nga strukturat e BE-së. Ndër më kryesoret në këto investime, janë ato që quhen “fonde pre-anëtarësim”.

Këto, shërbejnë thellësisht për të zhvilluar vendin dhe për të ndërmarrë reforma të ndryshme ligjore, sociale, ekonomike apo edukative.

Si të tilla, janë shumë të lakmuara nga vendet që aspirojnë të futet brenda bashkësisë së gjerë evropiane dhe janë një element kyç i zhvillimit të politikave të BE-së në rajon.

Përtej raporteve të progresit mbi çdo shtet, Komisioni Evropian publikon edhe disa fotografe të thjeshtuar, për të parë impaktin që BE-ja ka pasur në shtete të ndryshme.

Ajo që bie në sy në buletinët e këtij viti, është fakti se më vete, prej vitit 2007, Serbia ka përfituar më shumë fonde se sa Shqipëria dhe Kosova të marra së bashku. Këtu bëhet fjalë vetëm për fondet e “pre-anëtarësimit”.

Krahasim i fotografëve midis Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë

Në terma konkretë, Serbia ka marrë nga BE-ja 2.79 miliardë euro fonde në 13 vjet.

Shqipëria, ka përftuar 1.35 miliardë euro fonde, por në to përfshihen edhe 115 milionë euro, të cilat janë dhënë për rimëkëmbjen nga tërmeti. Kosova nga ana tjetër, prej vitit 2007, ka përthithur nga BE-ja 1.21 miliardë euro fonde.

Me një përllogaritje të thjeshtë, 2.79 miliardëshi i Serbisë, nuk arrihet as nëse Shqipëria dhe Kosova bëhen së bashku, pasi të dyja të kombinuara, shkojnë në 2.56 miliardë euro.

Një zakon i vazhdueshëm

Duke qenë se shifrat datojnë që prej vitit 2007, mundet fare mirë të thuhet se ato mund të kenë qenë pjesë e një politike të vjetër të ndjekur nga Evropa, ndërsa tanimë gjërat mund të kenë ndryshuar.

Fakti është se, vetë të dhënat e BE-së, japin edhe statistikat që datojnë prej vitit 2014. Pra, në një interval të gjashtë vjetëve të fundit.

Jo vetëm që në këtë hark kohor Serbia ka marrë më shumë fonde se sa Shqipëria e Kosova së bashku, por hendeku ka mbetur thuajse i njëjtë.

Digjitalizimi, mjedisi dhe infrastruktura, tre planet kryesore të investimeve të BE në Ballkan

Janë 1.4 miliardë euro të përftuara në gjashtëvjeçarin e fundit nga Beogradi. Tiranës i kanë shkuar 758 milionë euro ndërsa Prishtinës, 562 milionë.

Së bashku, dy vendet shqipfolëse shkojnë në 1.32 miliardë euro. Pra, ndryshorja mbetet në 80 milionë euro më shumë për Serbinë, në vetëm gjashtë vjet.

Në shifrat prej vitit 2007, ndryshimi ishte prej 230 milionë eurosh më shumë për Serbinë.

Në mënyrë të pamohueshme, ka një ndryshim, por ai nuk është radikalisht i mjaftueshëm për të përmbysur vendet as kur shtetet shqiptare bashkohen.

Investimet e huaja

Ndryshimi i vërtetë, bëhet kur vjen fjala tek investimet e huaja në shtetet e Ballkanit. Me investime të huaja, kuptohet investime që vijnë nga vendet e BE-së.

Këtu, Serbia është thuajse në katërfish të shumës që Shqipëria dhe Kosovë arrijnë të kapin së bashku!

Vetëm në vitin 2020, investimet e huaja evropiane në Serbi arritën në 2.1 miliardë euro. Shqipëria arriti të kapë 492 miliardë euro investime evropiane. Ndërsa Kosova, u ndal në 151 milionë.

Gazsjellësi TAP, investim i huaj në Shqipëri

Vlera e ndryshimit është në 1.45 miliardë euro!

Nëse i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bëhet bashkë, në vitin 2020 nuk e kap dot shifrën e investimeve të huaja evropiane që janë në Serbi.

Aq më pak, të mendohet të arrihet vlera e volumit të tregtisë! Në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën, Serbia e ka pesëfish më të lartë atë, duke kapur 25.4 miliardë euro.

Shqipëria është në 4.5 miliardë ndërsa Kosova në 1.3.

E vetmja pikë ku dy vendet shqipfolëse së bashku e tejkalojnë Serbinë, është numri i studentëve, të cilët kanë marrë pjesë në programin e shkëmbimit universitat, Erasmus.

Promovim i programit Erasmus+. Tiranë

Në barazi totale, kanë qenë në vitin pandemik 2020, grantet për përballimin e COVID-19. Ato shkuan në 70 milionë euro për çdo shtet, pa bërë dallime.

Por, në shifra, gjithçka tjetër, prej vitit 2007, është më se e dallueshme.

Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483