Bota

Kështu argëtohen mbështetësit e Joe Biden me këngën e Dua Lipës, “Don’t Start Now”

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, i është gëzuar fitores së Joe Biden, në zgjedhjet e SHBA-ve.

Ajo që më parë inkurajonte fansat e saj që jetojnë në Amerikë që të votojnë, për një të ardhme më të mirë.

Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, Dua ka ndarë një video ku shihen grumbuj njerëzish duke festuar.

Por, po të njëjtit shiheshin duke u argëtuar nën tingujt e muzikës së artistes, që ishte kënga “Don’t Start Now”.

Në përshkrimin e videos ajo kishte falënderuar mikun e saj për videon, pasi Dua për momentin është në Londër. Ajo përkrahi edhe Kemala Harris, e cila është gruaja e parë me ngjyrë që u zgjodh zëvendëspresidente.

https://www.instagram.com/p/CHTiua1nFjP/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again