Kosova

Këshilltarja e Haradinajt ‘godet’ Kurtin: Po bën zhagitje e spektakle politike

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Meliza Haradinaj – Stublla ka ironizuar me bisedimet për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Agim Bahtiri, kreu i Mitrovicës është bërë zëdhënës i koalicionit të ndryshimit dhe të shpresës.

Ajo ka përmendur edhe letrat që po shkëmbehen në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kreut të LV-së, Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Meliza Haradinaj-Stublla

Zgjohemi me deklaratat e Agim Bahtirit, zëdhënësin e koalicionit të ndryshimit dhe shpresës;

Vazhdojmë ditën me interpretimin politik të Kushtetutës nga Albin Kurti, të cilit kauza e vetme i ka mbetë fushata zgjedhore me letër-këmbimet me Presidentin Thaçi;

Ndoshta do të përfundojmë me ndonjë video-mesazh në Facebook rreth ofertës së re për lëshimet e VV-së për Kryekuvendarin, Presidentin, MPB-në dhe MPJ-në. …Shiko më shumë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.