Kosova

Këshilltarja e Haradinajt: Albin Kurti po bën hajgare me qytetarët

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se është e turpshme se si lideri i LV-së, Albin Kurti po vazhdon opozitë bërjen me shtetin e Kosovës dhe me qytetarët e saj.

Ajo ka shkruar se edhe pse sovrani ia dha mandatin për kryeministër, Kurti është duke bë hajgare me ta.

Postimi plotë:

“Sovrani ia dha mandatin për kryeministër, ai bën hajgare me të. Bën hajgare me procedurat kushtetuese, dhe me rregullat e demokracisë. I dhunon e përçmon ato si të ishte diktator. Albin, nominimi për mandatar nuk dërgohet në Presidencë pa i pasë numrat e dakorduar – përveç nëse qëllimi yt është të shkaktosh akoma më shumë vonesa, e ta dërgosh vendin ne zgjedhje prapë! Shansën e dhënë nga LDK-ja e refuzove paturpësisht, për një pozitë të kryeparlamentarit, të cilën e fitove me tregti për t’a kompensuar koncesionin që e bëre me postin e Presidentit”, ka shkruar ajo.

Haradinaj thotë se Kurti e ka vendosur vetën para demokracisë dhe për këtë arsye ka përfunduar i dëshpëruar si në videon që ka publikuar sot.

Meliza Haradinaj-Stublla

OPOZITA ME SHTETIN

E turpshme se si Albini po vazhdon opozitëbërjen me shtetin e Kosovës dhe me qytetarët e saj.

Sovrani ia dha mandatin për kryeministër, ai bën hajgare me të. Bën hajgare me procedurat kushtetuese, dhe me rregullat e demokracisë. I dhunon e përçmon ato si të ishte diktator. …Shiko më shumë