Kosova

Këshilltari i Kurtit e quan Ramën sundues territoresh

Aktivisti i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arbër Zaimi njëkohësisht këshilltari i kryeministri te Kosovës, Albin Kurti , shkruan se ky i fundit është politikan që synon zgjerimin e hapësirës manovruese të vendit e shoqërisë së vet në politikën ndërkombëtare, aq sa meriton e sa ka të drejtë një komb i vogël si yni.

‘Ndërsa politikanët shqiptarë gjatë dekadave të fundit, janë prirë kah ngushtimi i hapësirës së tyre manovruese, duke deleguar, duke dhuruar, duke shitur – ca sektorë te privatë e te PPP, ca duke ia lënë Uashingtonit, ca Brukselit, ca Berlinit, ca fqinjëve’,-shkruan Zaimi në Facebook, transmeton Kosova.info.

Më tej, ai shton se i pari synon ngritjen e shqiptarëve në teatrin e kombeve, ndërsa të dytët e kanë zbritur tashmë Shqipërinë e Kosovën në territore të administruara, prej ku banorët mezi ç ‘presin të ikin.

‘Por Albin Kurti shtrin dorën e bashkëpunimit, sepse me erërat e ftohta që po fryjnë, është fatale për shqiptarët nëse për çështje kombëtare janë të përçarë’, – shton Zaimi.

Kujtojmë se ky reagimi i Zaimit, vjen pas takimit tensionues të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të Shqipërisë Edi Rama

Ata ishin në krah të njeri-tjetrit në Tiranë, në një konferencë të përbashkët shtypi, në të cilën Albin Kurti i kushtoi rëndësi ‘macro-Shengenit shqiptar’ dhe anashkaloi nismën e Ramës, ndërsa ky i fundit nga ana e tij ia ktheu aty për aty:

‘Nuk mund të ketë ‘Macro-Shengen shqiptar’ pa pasur një ‘mini-shengen ballkanik’.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483