Kosova

Këshilltari i presidentit e quan kryeministrin në detyrë Kurti manipulant

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka shkruar se kryeministri Kurti është manipulant sepse u mundua që me milionat e Bashkimit Evropian të orientuar për luftimin VOVID -9  të manipulojë deputetet dhe qytetarët e Kosovës.

Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian, shkruan Behramaj në Facebook, transmeton Kosova.info

Postimi i plotë:

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, mbrëmë qenka munduar t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19.

Këtë asistencë të premtuar nga fondet e BE-së, ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij.

Por, për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian.

Atij 5 milionëshi, Bashkimi Evropian tash vetëm ia ka ndërruar destinimin nga projektet tjera në projekte për luftimin e virusit COVID19.

Ridestinimi i fondeve të Bashkimit Evropian nga projektet e përafrimit në projekte për luftimin e kësaj pandemie globale është bërë për të gjitha vendet e rajonit dhe jo vetëm për Kosovën.