Kosova

Këshilltari i Pacollit për vizitën e Irinejt në Siri: Është i njëjti që bekoi krimet e Millosheviqit në Kosovë

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit – Jetlir Zyberaj ka reaguar ndaj vizitës së Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Irinej në Siri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se e njëjta kishë serbe është qe bekoi krimet e Millosheviçit, Karaxhiç dhe Mlladiç në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe e njëjta kishë serbe që e ka mbajtur të burgosur shoqërinë serbe në një botë paralele.

Me këtë rast, ai ka thënë se kjo është po e njëjta Kishë e cila udhëhiqet nga frymëzues të ksenofobisë, shfaqi përsëri fytyrën e saj të vërtetë, qe jep mbështetje për kriminelët e luftës dhe nuk ka të bëjë fare me fenë.

Shkrimi i plotë i tij:

Sot, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, vizitoi Sirinë dhe krye kriminelin e saj Bashar Al Assad, i cili ka duart plot gjak nga krimet e tij të luftës.
E njëjta kishë serbe është qe bekoi krimet e Millosheviçit, Karaxhiç dhe Mlladiç në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe e njejta kishë serbe që e ka mbajtur të burgosur shoqërinë serbe në një botë paralele.
Kisha ortodokse serbe, që udhëhiqet nga frymëzues të ksenofobisë, shfaqi përsëri fytyrën e saj të vërtetë, qe jep mbështetje për kriminelët e luftës dhe nuk ka të bëjë fare me fenë.
Kjo Kishë e cila vetem institucion fetar nuk është, duhet të kërkojë falje tek Kosova, Kroacia dhe Bosnja qe të çlirohet dhe pastrohet nga mekatet e saj historike.
Tani për tani, e ka mision vetëm spiritualitetin e kriminelëve të luftës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.