Kosova

Këshilltari i Hotit, Thaçit: Po të them në vend të kryeministrit, mos u shqetëso

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në pasditen e sotme tha se takimi i së enjtes në Bruksel mes delegacionit kosovar dhe atij serb është i rrezikshëm për Kosovën dhe se është agjendë e Serbisë.

Por, nga Zyra e Kryeministrit garantojnë se nuk ka vend për shqetësim për të enjten, njofton Klan Kosova.

Këshilltari politik i Hotit, Xhavit Beqiri, tha se presidenti synoi të tërheqë vëmendje me këtë deklaratë me qëllimin që të t’i bëjë më të kujdesshëm delegacionin.

“Siç e dini Qeveria e Kosovës i ka hyrë dialogut për njohje reciproke mes dy vendeve me ide dhe platformë të qartë që mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pavarësia, integriteti dhe organizmi i brendshëm kushtetues janë çështje që s’diskutohen”.

“S’ka vend për shqetësim sepse dialogu po organizohet në koordinim të plotë nga Brukseli dhe Ëashingtoni, prandaj s’ka asnjë arsye për shqetësim. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe po punojmë që Kosova të bëhet edhe de juro anëtare e  BE-së, NATO-s dhe strukturave të tjera euroatlantike. Po flas në emër të kryeministrit Hoti që s’ka vend për shqetësim”.

Këshilltari i Hotit tha për presidentin Thaçi se ishte ndër të parët që nga kjo pozitë e ka përkrahur marrëveshjen e 4 shtatorit në Ëashignton, e po ashtu se i mirëpresin edhe pikëpamje të tjera që ai mund të ketë.

“Interesat duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe askush nuk mund të bëjë diçka kundër saj Ka koordinim të plotë institucional. Edhe presidenti edhe kryetarja e Kuvendit dhe gjithë qytetarët janë të informuar. Ka qenë vetë Hoti që ka kërkuar një seancë që të raportojë për marrëveshjen që është procesi më i hapur dhe transparent deri më sot”.

Beqiri tha se enjtja jo domosdoshmërisht sjell njohjen nga Serbia, por se është e sigurt që asnjë marrëveshje që nuk është valide bëhet funksionale në Bruksel.

Ndërkaq, për opozitën e Hotit, Beqiri tha se projektet e mëdha gjithmonë hasin në rezistencë duke përmendur shembujt e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483