Kosova

Këshilltari i Hotit kishte kundërshtuar mbylljen e Xhamive nga qeveria Kurti

Në Kohen kur Qeveria Kurti kishte marre vendim për ndalesën e riteve fetare me besimtar neper Kisha dhe Xhamia, kishte pas reagime te ndryshme, por si përfundim kishte pas efekte pozitivë , ne parandalimin e përhapjes se koronavirusit, një gjë te tille e kishin mbështetur edhe prijësit fetar, për shkak te situatës në të cilën ishte vendi ynë me COVID-19, shkruan kosova.info.

Por Nënkryetari i partisë se Duda Balje, tani këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Almi Veliji, kishte dal kundër këti vendimi, ai kishte shkruar ne rrjetet sociale se “Unë do te dal me u fal dhe në protestë, jam për me u hape Xhamit”.

Por sot kur Qeveria Hoti mori vendim për ndalesën e riteve fetare me pjesëmarrjen e besimtarëve në Kisha dhe Xhamia, Almir Veliji po heshte, nuk kemi informacione nëse është këshilluar paraprakisht , para marrjes se këtyre vendimeve kryeministri me këshilltarin e tij z. Almir Veliji, pasi qe z. Veliji ne Kohen e Qeveris Kurti, kishte thënë se do te protestoj kundër këtij vendimi, a do te protestoj edhe tani z. Veliji, apo do te respektoj vendimin e shefit te tij dhe te qeveris se Kosovës.

Ai edhe me herët kishte pas skandale te cilat i kishte postuar ne rrjetet sociale lidhje me pandeminë COVID-19, Veliji kishte deklaruar se nuk ekziston koronavirusi, por është një rren e madhe, ai kishte shkruar ne facebook se diçka tjetër po bëhet, nuk ka koronavirus.

Por nuk mbetet vetëm me kaq, dite me pare Veliji kishte komentuar edhe  ne profilin e kryetares se tij Duda Balje, ku kishte ofenduar dhe ironizuar me PSHDK-ne , te cilën e kishte quajtur “Katolicka Partija”, ku lidhje me ketë kishte pas edhe reagime te shumta dhe kishte reaguar edhe PSHDK-ja, ku nesër pritet te ketë një konferencë për media lidhje me deklaratën skandaloze te z. Veliji, i cili këshillon edhe z. Hoti, PSHDK pas ketyre komenteve skandaloze te Velijit kishte kërkuar nga kryeministri Hoti qe te marre masa ndaj këtyre deklaratave te këshilltarit te tij, e kryetarja e SDU-se Duda Balje vazhdon ta mbajë ende komentin e Velijit ne profilin e saj ne facebook, ajo pos qe nuk e ka fshire këtë, nuk ka kërkuar as falje./Kosova.info

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483