Kosova

Këshilltari i Hotit “e propozon” deputetin e LDK-së për kryetar të partisë

Shpetim Hajdaraj, këshilltar i kryeministrit Hoti si kandidat për kryetar të LDK-së po e sheh një deputet të kësaj partie.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sipas tij, kandidat i duhur potencial është deputeti Faton Bislimi, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkak të mendimit kritik e veprimit politik sipas tij.

Postimi i plotë:

Qe ku e kemi një potencial të madh ,dhe që do duhej të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Për ngritjen e NIVELIT ( të mendimit e veprimit politik) brenda LDK-së , personalisht jam shumë dashamirës që të ndodhë. Pastaj ,fitofshin idetë ma të mira të prezentuara nga kandidatët/et ,brenda një gare fer e demokratike.