Kosova

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime miraton koalicionin me VV-në

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime ka miratuar marrëveshjen për koalicionin me Vetëvendosjen, ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besjan Mustafa.

“Sot në ora 13:00 është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, i cili në mënyrë unanime ka miratuar marrëveshjen ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për koalicionin”, ka thënë Mustafa.

Tutje ai ka shtuar se emrat e ministrave të LDK-së do të aprovohen së shpejti.

“Të gjithë emrat do të aprovohen përmes organeve të partisë, siç e kërkon edhe statuti e për të gjitha këto do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.