Shpallje & Publikime

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shpall konkurs

Kuvendi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, me datën 02 mars 2020 shpall konkurs për pozitën:
Drejtor ekzekutiv i KMShK-së

Data e fillimit 01 prill 2020 Përfundimi i kontratës 31 mars 2021 (me mundësi vazhdimi) Puna provuese 3 muaj nga data e fillimit të punës Shpallja e pozitës 02 mars 2020 Afati për aplikim 10 ditë prej shpalljes së konkursit

Në bashkëpunim me Kuvendin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe në koordinim të plotë me sekretarinë e KMShK-së, i punësuari kryen të detyrat në vijim:

  1. Drejton Zyrën e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) me integritet të lartë profesional e personal, në përputhje të plotë me statusin e tij si institucion i pavarur;
  2. Në përputhje të plotë me Statutin e KMShK-së dhe rregulloren e brendshme udhëheq organizatën, e përfaqëson atë dhe merr vendime në lidhje me detyrat dhe të drejtat që ka;
  3. Udhëheq, menaxhon dhe mbikëqyr personelin e organizatës;
  4. Mbikëqyr organizimin e procedurës së ankesave, takimeve, konferencave dhe programeve tjera të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës;
  5. Implementon vendimet e Kuvendit të KMShK-së; 6. Mbikëqyr përgatitjen e formatit të vendimeve që merr Kuvendi i KMShK-së;
  6. Merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit të KMShK-së dhe raporton para Kuvendit sa herë që ftohet;
  7. Përgatit rregullat e procedurës së ankesave,
  8. Mbikëqyr çështjet financiare dhe procedurat administrative në bashkëpunim me Zyrtarin për ankesa/Menaxherin e administratës;
  9. Përgatit raportin financiar dhe i propozon buxhetin Kuvendit të KMShK-së;
  10. Raporton mbi aktivitetet e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës sipas kërkesës dhe zhvillon strategji përcjellëse;
  11. Siguron publikimin e vendimeve nga Kuvendi i KMShK-së në ueb faqen e KMShK-së;
  12. Rekruton personel në KMShK sipas kërkesës;
  13. Identifikon burime donatorësh për të siguruar ekzistencën dhe punën e KMShK-së, si dhe ndërlidhet me partnerë dhe financues;
  14. Koordinon dhe implementon fushata për informim publik dhe avokim të KMShK-së;
  15. Kryen detyra tjera sipas kërkesës së Kuvendit dhe pozitës së punës që mban; Kualifikimet dhe kërkesat specifike:

• Të ketë shkollim universitar;

• Të ketë përvojë pune menaxheriale së paku tri vjet (e preferueshme në organizata që kanë punuar me fonde);

• Të ketë shkathtësi organizative dhe administrative;

• Përvojë menaxhimi, mbikëqyrjeje dhe në gjenerimin e fondeve;

• Të jetë i informuar mirë me punën e medias, përvoja në gazetari do të ishte e mirëseardhur;

• Shkathtësi të dëshmuar dhe vullnet për të punuar me njerëz të kulturave të ndryshme me pikëpamje të ndryshme politike, gjinore e religjioze, duke e mbajtur njëkohësisht paanshmërinë dhe objektivitetin;

• Fleksibilitet dhe mundësi për të punuar nën presion dhe me afate të kufizuara kohore;

• Shkathtësi dhe aftësi për punë në kompjuter dhe online;

• Të jetë i/e rrjedhshëm/me në të shkruar dhe folur në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Të interesuarit, CV-në dhe një letër motivuese mund t’i dorëzojnë në adresën: Sheshi Edith Durham, 23/5 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës apo nëpërmjet e-mailit: presscouncil.kosovo@gmail.com me tekstin APLIKACION më së largu deri më 12 mars 2020.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është një organizatë me mundësi të barabarta dhe i inkurajon kandidatët nga minoritetet etnike dhe gratë që të aplikojnë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483