SHËNDETËSIA

Këshillë/ Vlerat e trajtimit natyral të fytyrës me aloe vera dhe kos

Kosi dhe aloe vera janë dy produkte që kanë fituar popullaritet përsa i përket trajtimeve natyrale të fytyrës.

Të dy e ndihmojnë organizmin si nga brenda ashtu dhe jashtë duke dhuruar një sërë ushqyesish të nevojshëm.

E rëndësishme për lëkurën e sidomos atë të fytyrës është të zgjidhni produktet e duhura.

Kështu kosi i lopës do të ju sigurojë më shumë kalcium dhe është më i lehtë për tu vendosur në fytyrë.

Aloe vera nga ana tjetër është një zgjidhje plot shëndet e mbledhur në një bimë që mund ta rrisni fare lehtë në shtëpi.

Për të përfituar sa më shumë nga këta dy përbërës ju sugjerojmë t’i bashkoni e të krijoni një trajtim të mrekullueshëm e shumë natyral.

Nëse nuk e keni menduar ndonjëherë këtë kombinim mjafton të lexoni mënyrën e përgatitjes që kemi shpjeguar mëposhtë.

Përgatitja

Për të filluar me përgatitjen e kësaj maske të shpejtë ju duhen shumë pak gjëra.

Si fillim pastroni aloe verën nga lëkura dhe vendosni vetëm xhelin në një enë.

Priheni në copëza të vogla të barabarta me 1-2 lugë çaji.

Më pas shtoni 1 lugë kos dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit.

Lërini për disa minuta ashtu dhe aplikojeni në fytyre të pastër apo kudo tjetër në lëkurë.

Mbajeni përreth 15-20 minuta derisa masa të thahet plotësisht mbi lëkurën tuaj dhe më pas shpëlajeni atë me ujë të vakët.

Ky trajtim i lehtë e i shpejtë do t’ju ndihmojë të largoni sëmundjet e lëkurës si ekzema apo aknet.

Dhuron butësi, bardhësi, rrit elasticitetin e lëkurës dhe ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit.

Këshillohet ta aplikoni mbi fytyrë të paktën 2 herë në javë pasi keni dalë nga dushi.

Po ashtu masat mund t’i shtoni apo pakësoni në varësi të zonës së trupit që doni të trajtoni dhe gjithnjë mbani në mendje që produktet duhet të jenë sa më natyralë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483