Show Biz

Këshilla karantine nga Bebe Rexha, sekreti si të zhdukim rrathët e zinj poshtë syve

Bebe Rexha ka dalë pa make- up në sytë e miliona fansave të saj në Instagram, për të treguar disa këshilla bukurie në këto ditë në karantinë.

30-vjeçarja me origjinë shqiptare tregoi sesi mund të mbulohen rrathët e zinj poshtë syve në një video tutorial për lëkurën dhe make-up-in të postuar në YouTube në Vogue të mërkurën.

“Një gjë e pashë vërtet të vështirë duke punuar me shumë make-up artistë të tjerë për mua, të hiqja qafe rrathët e mi të errët ose ndonjë dekolorim që mund të jetë bërë duke përdorur një korrektues ngjyrash”, tha Bebe.

Bebe i trajtoi njollat e errëta duke aplikuar korrigjuesin ngjyrë portokalli nën sytë e saj me një Beauty Blender.

Ajo përdori dy produkte, pudrën La Mer (95 dollarë) dhe korrektorin Shape Tape (27 dollarë) i cili është i preferuari i shumë të famshmeve, influencers dhe blogereve të YouTube-it.

Ajo pastaj ndau këshillën më të rëndësishme: “Truku im për këtë produkt është që kur ta vendosni, duhet ta lini aty pa e shpërndarë.”

Bebe u përgëzua përmes komenteve të ndjekësve për daljen e saj dhe ciltërsinë duke treguar pa u ndrojtur të metat e saj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.