Kombëtare

Kërkoi sqarime në zyrën kadastrale në Dragash/ Zyrtari komunal e kërcënon dhe vërsulet ta godas qytetarin

Kishte shkruar për të kërkuar sqarime në lidhje me keqpërdorimet dhe dyshimet për falsifikimin e dokumenteve lidhur me privatizimin e bjeshkës se Restelices dhe zonave për rreth në komunën e Dragashit, por një qytetar nga Restelica nuk kishte qenë i mirëpritur nga zyrtarët komunal.

Ai pos që nuk mori asnjë sqarim, ai u kërcënua dhe u ofendua në mënyrën më të keqe të mundshme, pos kësaj atij iu vërsul edhe për ta goditur zyrtari komunal Abdullah Selmani.

Ai kishte kërcënuar me fjalë dhe kishte ofenduar dhe pastaj kishte tentuar edhe ta godas, banor i kësaj zone i cili kishte kërkuar sqarime nga drejtoria e kadastrit në lidhje me privatizimin e Bjeshkës së Restelices.

Në një prononcim për Kosova.info, ka thënë se: “Sot në orën 1.30 pasdite shkova në zyrën për Urbanizëm te drejtori Bean Haxhiasan për t’u informuar për rastin problematik në fshatin Restelica, ku po rrëmbejnë bjeshkë nga ne, sepse mësuam se me dokumente të falsifikuara me vulë serbe dhe numra të parcelave të rreme, e gjithë bjeshka u zhduk dhe u bë pronë private. Ku është grabitur nga ne dhe shkoi në pronën private. Për të zbuluar se deri ku ka arritur kjo çështje. Pasi flasim me drejtorin e urbanizmit, Bean Haxhiasan, kam pranuar kërcënime gojarisht nga një zyrtar i të njëjtit drejtorat, Abdulla Selmani, i cili u përpoq të më sulmonte edhe fizikisht, por falë zyrtarëve të tjerë u pengua”.

Sipas tij, kjo është një dëshmi se korrupsioni mund të vërehet dhe zyrtarët komunal janë të përfshirë në konfiskimin e pronave në fshatin Restelicë.

“Me rastin tonë institucionet përkatëse janë të njohura, dhe ne nuk po heqim dorë nga thesaret tona rurale të cilat po merren padrejtësisht nga ne. Ndërsa institucionet në heshtje i vëzhgojnë dhe heshtin, kalojnë nëpër probleme të tilla, mund të ndodhë një përshkallëzim më i madh që nuk është i dëshirueshëm”, deklaroi për Kosovo.info .

Në ditët në vazhdim, Kosova.info do të botoj të gjitha dokumentet të cilat dyshohet se janë të falsifikuar nga komuna paralele e Gores për privatizimin e pronave dhe bjeshkës së Restelices. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483