Show Biz

Kërkoi burrë në internet, aplikacioni takimeve bllokon Sharon Stone

Aktorja Sharon Stone është bllokuar nga aplikacioni takimeve pasi u regjistrua aty për tu njohur me meshkuj.

Por Bumble pohoi se e bllokoi për shkak të raportimeve se profili i saj ishte fallco.

Megjithatë 62-vjeçarja pranoi se ishte profili i saj i vërtetë.

“Hej Bumble, jam e përjashtuar?”- shkroi ylli i kinematografisë botërore.

Bumble tha se e kanë zhbllokuar llogarinë e Stone në mënyrë që ajo të mund të “kthehet në Bumbling”.

“Na besoni, ne patjetër që të duam aty,”- tha drejtorja editoriale e Bumble, Clare O’Connor.

Bumble është një aplikacion takimesh që lidh përdoruesit që kërkojnë romancë, miqësi ose ndonjë gjë tjetër.

Përdoruesit mund të filtrojnë me ata duan të takojnë sipas gjinisë, moshës dhe distancës.

Nëse dy përdorues “pëlqejnë” njëri-tjetrin, mund të fillojnë të komunikojnë dhe të lidhen bashkë.

Bumble është i ndryshëm nga aplikacionet e tjera të takimit pasi këtu janë të parat gratë që duhet të fillojë kontaktin duke dërguar mesazhin e parë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.