Bota

Kërkohet shkarkimi i këshilltarit të kryeministrit Boris Johnson

Dominic Cummings, këshilltari i kryeministrit britanik Boris Johnson është duke u përballur me thirrje për të dhënë dorëheqje.

Ai po akuzohet se ka shpërfillur masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Sipas raportimeve, Cummings së bashku me gruan e tij kanë udhëtuar 400 kilometra nga Londra për në Durham gjatë muajit mars, megjithëse të dy ata kishin simptoma të Covid-19.

Kryeministri Johnson nuk ka pranuar ta largojë nga detyra këshilltarin e tij Cummings, me arsyetimin se ai nuk ka pasur “alternativë tjetër”.

Kjo ka shkaktuar tensione në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës në Britani të Madhe.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483