Kosova

Kërkohet reagimi i presidentes Osmani në mbrojtje të lirisë së mediave

Gazetari kosovar, Lavdim Hamidi, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme, të cilat pasuan si rrjedhojë e publikimit të hulumtimit nga “Insajderi” rreth procesit të sigurimit të vaksinave.

Gazeta Insajderi ka njoftuar se drejtori i tyre është ftuar për intervistim, derisa këtë e ka konfirmuar edhe vetë Parim Olluri përmes profilit të tij zyrtar.

Për gjithë këtë situatë të krijuar, Hamidi thotë se do të duhej reagimi i presidentes Vjosa Osmani, në mbrojtje të lirisë së mediave.

Në fund ai thotë se në pyetje për vaksinat duhet të merret ministry dhe jo gazetarët.

“Në kushte normale do të duhej të reagonte presidentja Vjosa Osmani, në mbrojtje të lirisë së medieve🤷🏻‍♂️

Për vaksina të merret në pyetje ministri, jo gazetarët!”, ka shkruar Hamidi.