Kombëtare

Kërkohet që treni i eksodit në Bllacë të bëhet me rojë fizike

I mbyllur për vizitorë dhe me xhama të thyer.

Në këtë gjendje është treni-muze në Bllace, që u vendos më 10 prill, e të cilit i është dëmtuar edhe interieri i brendshëm.

Komuna e Hanit të Elezit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta caktojë një roje për mbikëqyrjen e trenit, pasi pak kohë pas vendosjes së tij ai ka filluar të demolohet nga qytetarë të kësaj komune.

Kryetari i kësaj komune, Rufki Suma, ka thënë se në këtë pjesë ku është i vendosur treni parashihet të ndërtohet edhe një objekt me foto të shqiptarëve gjatë luftës, e më pastaj të vendoset edhe roja fizike.

Muajin e kaluar, në 20-vjetorin e eksodit, në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit, është vënë guri themeltar i Muzeut “Bllaca 99”, për ta përkujtuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.