
Gjersa shumë prej neve kemi lënë diçka në tren, telefonin kuletën, dëgjueset, vështirë se keni ikur nga platforma duke lënë përmbas një çantë plot me ari.
Mirëpo kështu i ka ndodhur një personi në shtetin e pasur të Zvicrës, dhe autoritetet do të donin ta gjenin pronarin, shkruan BBC.
Andaj po bëjnë përpjekje të mëdha për të ardhur deri tek pronari i më shumë se tre kg ari që u gjetën në një vagon treni tetorin e kaluar.
Ari, që ka vlerën rreth 191,000 dollarë, ishte gjetur në një tren në mes qyteteve St Gallen dhe Lucerne.
Pronari i ka pesë vjet për të rimarrë pasurinë të zyra e prokurorit në Lucerne, u tha në një deklaratë zyrtare.
Ky zbulim nisi të bëhet publik pasi që përpjekjet për të gjurmuar pronarin ishin të pasuksesshme.
Sidoqoftë nuk është e qartë se si autoritetet do të verifikojnë pohimet e personave të cilët shfaqen dhe thonë se ari është i tyre, transmeton KOHA.
add a comment