Kosova

Kërkohet nga komunat të ndalohet shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike

Festimet e Vitit të Ri me mjete piroteknike, shpesh kanë rrezikuar vet jetën e qytetarëve. Çdo fund vit si pasojë e perdorimit të tyre, shumë persona marrin lëndime, ndërsa kemi raste edhe të viktimave.

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka thënë se në raste të tilla siguria e qytetarëve duhet të jetë primare, prandaj edhe ka rekomanduar masat që duhet të mirren.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me afrimin e festave të fundvitit, fillojnë edhe përgatitjet për festimin e tyre. Që nga fillimi i këtij viti e deri më tash, në vendin tonë janë importuar rreth 100,000 mijë kilogram mjete të ndryshme piroteknike, kryesisht nga Kina.

Në çdo fundvit në Kosovë dhjetëra qytetarë, më së shumti fëmijë dhe të mitur, përfundojnë në Qendra Emergjente shkaku i lëndimeve të marra nga përdorimi joadekuat i këtyre mjeteve piroteknike.

Për të rritur sigurinë, komunat do të duhej që gjatë kohës së këtyre festave, të ndalojnë me urdhëresë për një periudhë të caktuar kohore, përdorimin dhe shitjen e produkteve piroteknike, në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, pra, aty ku qarkullojnë më shumë njerëz.

Siguria e qytetarëve duhet të jetë primare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.