Kosova

Kërkohet nga Kabashi-Ramaj që Partitë Politike të garojnë me program për siguri

Kabashi-Ramaj u shpreh se institucionet vendore duhet të draftojnë një strategji të re kombëtare e cila sipas duhet të reflektoj në sigurinë e vendit.

Për gjendjen e sigurisë në vendin tonë dhe se si institucionet dhe partitë politike nuk i kanë kushtuar rëndësinë e merituar kësaj fushe, ka folur njohësja e fushës së sigurisë, Besa Kabashi- Ramaj.

Apo siç shpjegoi Kabashi-Ramaj kur është fol për siguri në vend është nënkuptuar vetëm për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës, por siç tha ajo siguria do të thotë më shumë se FSK dhe polici.

Edhe partitë politike sipas saj nuk guxojnë të garojnë në zgjedhjet e radhës pa programe të mirëfillta për sigurinë e vendit.

“Së pari duhet të prioritizohet siguria në nivel të vendit. Partitë politike nuk guxojnë të garojnë në zgjedhje pa pasur programe të mirëfillta për vendin, siç është siguria, që të dëshmojnë tek qytetarët se cilat janë problemet e sigurisë dhe se si kanë me adresu.

Kur flasim për adresim duhet të kenë qasje reale e jo ëndrra të cilart s’mund t’i realizosh gjatë një mandati”, theksoi ajo.