Kosova

Kërkohet ndihmë për 20 vjeçarin nga Prishtina

20 vjeçari nga Prishtina, Arbër Sadiku, ka nevojë për ndihmë financiare për të mbuluar shpenzimet e trajtimit të tumorit në tru.

Sadiku vitin e kaluar kishte bërë ndërhyrje kirurgjike për të larguar këtë problem shëndetësor, por raporti mjekësor i arritur pas disa javësh, kishte konfirmuar që tumori në tru nuk i është larguar tërësisht.

Gjendja shëndetësore e Arbër Sadikut sa shkon e rëndohet ndërsa shuma e nevojshme për të mundësuar trajtimin e njohur si ”Prothon Terapy” arrin shifrën 75.000 Euro.

Në pamundësi të mbulimit të të gjitha shpenzimeve për shkak se ky trajtim është i kushtueshëm, familja e Arbër Sadikut, kërkon ndihmën tuaj për të kontribuar në lehtësimin e përballimit të kostos për shërim.

Prothon Terapy është një nga terapitë më të kushtueshme për të trajtuar pacientët me sëmundje neurologjike, dhe ky trajtim praktikohet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli dhe Gjermani.

Duke qenë se kostoja e trajtimit është e papërballueshme, familjarët kanë zgjedhur Esenin e Gjermanisë për të nisur procedurat për Arbër Sadikun.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.