Kosova

Kërkohet ndihmë pë familjen e vëllezërve Abazi që mbeten të vdekur nga tërmeti në Shqipëri

Në internet ka filluar mbledhja e të hollave për dy djemtë e familjes Abazi që ndërruan jetë tragjikisht pas tërmetit në Shqipëri.

Në këtë fushatë për mbledhje të parave që ka nisur online, shkruhet se familja Abazi ka kushte të vështira familjare, derisa, dy djemtë e familjes, Shemsedini dhe Isai kishin shkuar në Durrës për të punuar.

Kujtojmë që trupi i pajetë i njërit nga vëllezërit Abazi u gjet sot në orët e para të mëngjesit, pas shumë orë kërkimesh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.