Kosova

Kërkohet lejimi i shamisë në shkolla

Imami Labinot Maliqi, ka thënë që për këtë kërkesë kanë mbështetjen edhe të Ambasadës Amerikane

Bartja e shamisë në shkolla ka vite që ndalohet në Kosovë.

Kjo pas një udhëzimi administrativ që është në fuqi më shumë se 10 vite.

E shfuqizimin e këtij vendimi po e kërkon imami kosovar, Labinot Maliqi.

Sipas tij, ky vendim është në shpërputhje edhe me Kushtetutën e Kosovës, andaj po kërkon që të hiqet edhe kufizimi i moshës, ku nga 16 të bëhet në 11, sepse kjo është mosha ku shumica e vajzave në Kosovë hyjnw në fazë të pjekurisë.

Labinot Maliqi, imam

Kjo ndalës dhe që figuron në vendim, është bërë më shumë se 1 dekadë, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, ne kemi kërkuar edhe më herët edhe nga ministrat e tjerë, që të largohet kjo ndalës që iu bëhet e padrejtë vajzave, për shkak të shamisë, por fatkeqësisht asnjëri nga ta nuk kanë pranuar që ta largojnë këtë ndalës, që diskriminohen në mënyrë ekstreme besimtarët islam”.

Se ka diskrimin në Liritë Fetare në Kosovë thuhet edhe në një raport të përgatitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Aty përmenden edhe raportimet e Imamit Maliqi, kur dy nxënësve të shkollës fillore, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Gjakovë iu ishte ndaluar hyrja në shkollë për shkak të mbajtjes së shamisë.

E që këto raste të mos përsëriten, po kërkohet nga Ministria e Arsimit që ta largojë këtë ndalesë.

“Ambasada amerikane mbështet kërkesën tonë për largimin e këtij udhëzimi administrativ dhe Zyra e Avokatit të Popullit e mbështet qëndrimin tonë, se kjo është diskriminuese. Ne kërkojmë që kjo të largohet por kufizimi i moshës, deri në moshën 11 vjeçare, fetarisht namazi, shamia, bëhet obligative në moshën madhore. Ne kërkojmë nga Ministria e Arsimit, nga zonja Nagavci që ta largoj sa më parë këtë ndalesë, që i pengon ato të ndjekin mësimin në shkollë. E kanë mundësinë që një padrejtësi prej 1 dekade, të largohet dhe ndalesa të jetë deri në moshën 11 vjet”.

Kjo kërkesë parashtrohet që një kohë në drejtim të Ministrisë të Arsimit, por se deri më tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje e lërë më vendim.