Kosova

Kërkimi po vazhdon për 80-vjeçarin Enver Brekolli

Që nga 31 gushti vazhdon kërkimi i Enver Brekollit, nga kjo e shtunë vullnetarët fillojnë kërkimet edhe jashtë Prishtinës.

Ka 20 ditë që kanë filluar kërkimet.

Por, Enver Berkolli  për herë të fundit ishte parë tek shkolla Elena Gjika në Prishtinë

E që nga 31 gushti i këtij viti nuk ka asnjë gjurmë për 80 vjecarin

Kështu  grup i vullnetarëve për persona të humbur nga kjo e shtunë kane filluar kërkime intensive.

Ridvan Tahiri tha se kërkimet kanë filluar në tërë Kosovën.

Tahiri shtonë se ka vend edhe për vullnetarë të tjerë dhe se ndihma e tyre është e mirëseardhur

Që nga fillimi kërkimeve iu është bashkuar edhe Patriot Brahimi

Brahimi tha se kërkimi ka qenë goxha i vështirë

Ai shtonë se kërkimet do të vazhdojnë dhe shpreson që policia ti lejojë të kërkojnë edhe gjatë natës.

Ndërkohë ndihmë kërkojnë edhe familjarët. Ata kanë vendosur edhe një shpërblim prej 5000 euro për gjetjen e familjarit të tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.